Direct Hire

SEO

Rruga e Kavajes, Tirana, Albania

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

     

    Pozicioni i punës:         SEO

    Kushtet e kontratës:     Shumë të favorshme    

    Adresa e punës në:     Tiranë                                

     

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin SEO në një kompani me eksperiencë disa vjeçare në treg. Si SEO në këtë kompani, do të jetë përgjegjës për realizimin e analizave On-Off page SEO me qëllim vlerësimi drejt përmirësimit të Website dhe SEO tool të brendshëm. Njohuritë dhe përvoja në këtë fushë janë avantazh.

     

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • Të këtë eksperiencë pune të mëparshme në fushën SEO shoqëruar me performancë konkrete në këto eksperienca.
    • Të jetë i/e profilizuar në ndërtim Website.
    • Të ketë Aftësi Analitike & Njohuri mbi termat SEO të vlerësimit të një Website.
    • Të ketë njohuri të avancuara në: Google Analitics, Search Console dhe TAG Manager.

     Kandidati duhet të jetë i/e aftë të përdor tools më poshtë:

    • aHrefs (për analizë Keywords, konkurentësh, historik rankimesh dhe vlerësim website)
    • SemRush (për analizë Keywords, konkurentësh, historik rankimesh dhe vlerësim website)

    Screaming Frog (analizë teknike Url dhe përmirësime website)

     

     

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • On-page SEO (Analizë Keywords, Edit-ime të brendshme në SEO titles, SEO description, on page titles, etj.)
    • Off-page SEO (Analizë Konkurentësh, Vlerësim trend Keywords, Analizë Tregu, Backlink Estimation & Building, DA, etj.)
    • Technical SEO (Njohuri të përgjithshme të Technical Issues dhe zgjidhjen e tyre).
    • Ndërtimin e raporteve Javore / Mujore /Vjetore për të monitoruar ecurinë.
    • Dhënien e sugjerimeve të programimit në bazë të analizave mbi përmirësimet në website dhe SEO tool të brendshëm.

     

     

    Edukimi:

    • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Informatikë/Shkenca Kompjuterike” ose në fusha të ngjashme është avantazh.

     

     

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    • Aftësi të mira komunikimi.
    • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    • I/e organizuar, i përgjegjshëm.
    • I/e durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    • Të punojë nën presion.

     

    Përfitimet:

    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Pagë shumë e kënaqshme.
    • Orar pune të favorshëm.

     

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 31 tetor 2023.

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.