Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.
Pozicioni i punës: Menaxher Shitjesh – Sektori Rekrutim
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher Shitjesh për Sektorin e Rekrutimeve për t’iu bashkuar një ekipi profesionistësh. Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi dhe bashkëpunimi me kompanitë që kanë nevojë për rekrutim, duke i prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
- Të njoh mirë tregun e punës.
- Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve në këtë treg (shërbime rekrutimi, punësim, këshillim karriere).
- Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
- Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
- Aftësi të mira në ndërtimin dhe përmbylljen e suksesshme e në kohë të shpejtë të procesit të bashkëpunimit.
- Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
- Të zotëroj patentë kategoria B.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që kanë nevojë për shërbime rekrutimi.
- Realizimi i takimeve me kompani/klientë dhe prezantimi i shërbimeve të rekrutimit që ofron Agjencia.
- Komunikimi me klientët për të marrë një informacion të qartë të nevojave të tyre për rekrutim.
- Këshillimi i klientëve për praktikat më të suksesshme në fushën e rekrutimit.
- Përcaktimi i përshkrimit të punës dhe specifikimet e marrëveshjes së rekrutimit.
- Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
- Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
- Diplomë të nivelit Bachelor. Masteri është avantash.
- Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
- Aftësi të mira komunikimi me kolegët/klientët/kompanitë.
- Integritet të lartë për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
- Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
- I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
- I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
- Të punojë nën presion.
Përfitimet:
- Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
- Pagë 127.000 lekë në muaj dhe bonus sipas performancës.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 1 tetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.