Pozicioni i punës: Rekrutues/e
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura. Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Rekrutues/e në Sektorin e Shërbimeve në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
• Diplomë universitare (preferohet në psikologji, menaxhim biznes ose fushat e ngjashme).
• Minimalisht 3 vjet eksperiencë në rekrutimin e personelit.
• Njohuri dhe aftësi për të përdorur platformat e rrjeteve sociale për rekrutimin e talenteve.
• Njohuri mbi proceset e rekrutimit dhe tregun e punës.
• Aftësi shumë të mira prezantuese.
• Komunikim i shkëlqyer.
• Aftësi shumë të mira negociuese.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Identifikimi i bizneseve të cilat mund të konsiderohen si kliente potencialë për sherbimet në menaxhim.
• Mbyllja e marrëveshjes bazuar në oferten e përzgjedhur nga klienti, duke zbatur politikat dhe procedurat e kompanisë.
• Kërkimi dhe përzgjedhja e kandidatëve përmes kanaleve të ndryshme të rekrutimit.
• Shqyrtimi dhe analizimi i CV-ve për të identifikuar kandidatët më të kualifikuar.
• Mbajtja e intervistave dhe vlerësimi i aftësive dhe përvojës së kandidatëve.
• Ndërtimi dhe mirëmbajtja e një rrjeti të gjerë të kandidatëve potencialë.
• Raportimi periodik i aktiviteteve dhe rezultateve te menaxherët përkatës.
Përfitimet:
• Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.