Pozicioni i punës: Menaxher/e Marketingu
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Agjencia e Rekrutimit Profesionisti kërkon Menaxher/e Marketingu të motivuar dhe me përvojë, për t’u bëre pjesë e një kompanie ndërtimi të njohur dhe të suksesshme në tregun shqiptar.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Zbatimi i strategjive të marketingut për rritjen e markës dhe arritjen e audiencës së synuar;
• Planifikimi dhe monitorimi i fushatave të marketingut;
• Menaxhimi dhe optimizimi i buxhetit të marketingut, duke siguruar strategji me kosto efektive;
• Bashkëpunimi me agjenci marketingu dhe departamente të tjera për zhvillimin e markës;
• Zhvillimi dhe mbikëqyrja e strategjisë së mediave sociale dhe kanaleve të tjera të komunikimit;
• Menaxhimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i markës, si dhe harton planet afatshkurtra dhe afatgjata për të rritur ndërgjegjësimin dhe pozicionimin në treg;
• Ndjek matjet e performancës dixhitale (SEO, Web Analytics), për optimizimin e fushatave bazuar në të dhënat analitike, si dhe zhvillon përmbajtjen kreative në kanalet e komunikimit të kompanisë;
• Monitoron dhe raporton rregullisht mbi efektivitetin e fushatave dhe iniciativave të marketingut.
Kërkesat:
• Të zotërojë diplomë në nivel Master në Ekonomi, profili Marketing;
• Përvojë pune prej të paktën 5 vite në pozicione të ngjashme;
• Njohuri të CRM-së dhe sistemeve të menaxhimit të të dhënave përbën avantazh;
• Aftësi të mira analitike dhe menaxhuese;
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera të BE-së;
• Aftësi shumë të mira analitike, menaxhimi, planifikimi dhe organizimi të disa projekteve njëkohësisht;
• Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të kompanisë.
Përfitimet:
• Mundësi punësimi në një kompani me histori suksesi dhe reputacion në industrinë e ndërtimit;
• Të punuarit në një mjedis profesional;
• Pagë konkurruese dhe përfitime tërheqëse.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj dhe 2 referenca në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.