Contract to Hire

Agjent/e Shitjesh

Tiranë

    Pozicioni i punës: Agjent/e Shitjesh
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës: Tiranë

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti kërkon Agjent/e Shitjesh për një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri rreth vizionit për të promovuar zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik në Shqipëri.

    Përgjegjësitë Kryesore:
    • Informon dhe sqaron klientët mbi produktet e kompanisë, përfshirë projektet, teknologjitë dhe çmimet;
    • Informon dhe sqaron klientët në lidhje me çmimet e produkteve, kushtet dhe afatet e pagesës, si dhe mundësitë e kreditimit me bankat;
    • Ofron asistencë dhe këshillim për klientët gjatë dhe pas procesit të shitjes;
    • Siguron që kontratat dhe marrëveshjet e shitjes të jenë në përputhje me politikat e kompanisë;
    • Rregullon marrëdhëniet me klientët dhe menaxhon të dhënat e shitjeve dhe pagesave;
    • Identifikon klientë të rinj dhe zhvillon strategji për rritjen e shitjeve;
    • Zhvillon strategji për të rritur shitjet dhe për të përmbushur objektivat mujore/vjetore;
    • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e shitjeve dhe tendencat e tregut.

    Aftësitë e kërkuara:
    • Të zotërojë Diplomë Bachelor ose Master në Ekonomi, Marketing, Arkitekturë, ose Juridik;
    • Përvojë pune jo më pak se 3 vite në pozicione të ngjashme;
    • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera të BE-së;
    • Aftësi të mira planifikimi, organizimi, dhe komunikimi;
    • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar situata të ndryshme;
    • Iniciativë dhe ndjenjë përgjegjësie për përmbushjen e detyrave;
    • Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të kompanisë.

    Përfitimet:
    • Mundësi punësimi në një kompani me histori suksesi dhe reputacion në industrinë e ndërtimit;
    • Të punuarit në një mjedis profesional;
    • Pagë konkurruese dhe përfitime tërheqëse.

    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj dhe 2 referenca në adresën emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

    sqAlbanian