loader image
Direct Hire

Rekrutues/e

Rruga e Kavajës, Tiranë

    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

     

    Pozicioni i punës:         Rekrutues/e

    Kushtet e kontratës:     Shumë të favorshme    

    Adresa e punës në:       Tiranë                                

     

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Rekrutues/e  në Sektorin e Shërbimeve në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg.

     

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • Njohuri mbi proceset e rekrutimit dhe tregun e punës.
    • Eksperiencë në përzgjedhjen dhe vlerësimin e kandidatëve për pozicione të ndryshme.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me kandidatët dhe kompanitë.
    • Përdorimi efektiv i platformave të rekrutimit dhe rrjeteve sociale për kërkim kandidatësh.
    • Eksperiencë në shqyrtimin dhe analizimin e CV-ve për përputhje me kërkesat e punës.

     

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • Identifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve të përshtatshëm për pozicione të hapura.
    • Shqyrtimi dhe analizimi i CV-ve për të identifikuar kandidatët më të kualifikuar.
    • Mbajtja e intervistave dhe vlerësimi i aftësive dhe përvojës së kandidatëve.
    • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e një rrjeti të gjerë të kandidatëve potencialë.
    • Bashkëpunimi me menaxherët për të kuptuar nevojat specifike të rekrutimit.

     

    Përfitimet:

    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Pagë 90.000 lekë në muaj dhe bonus sipas performancës.
    • Puna e hënë – e premte 08:30-17:00, fundjava pushim

     

    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected].