Operator i Asistencës Teknike
Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.
Pozicioni i punës: Operator i Asistencës Teknike
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Operator i Asistencës Teknike për industrinë e lojërave në një kompani italiane që operon prej vitesh në tregun shqiptar. Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi, menaxhimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në hardware dhe software.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë njohuri të sistemeve operative Linux dhe Windows.
- Të ketë njohuri të komponentëve HW dhe SW në pc dhe server.
- Të ketë eksperiencë në drejtim, protokollim, ndërrim dhe rrjete teknologjike.
- Të ketë eksperiencë në sistemet kryesore të lidhjeve.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Suportimi i userave në lidhje me çështjet teknike.
- Identifikimi dhe menaxhimi i anomalive në hardware dhe software.
- Ndjeken e aktiviteteve të ndihmës në Trouble Ticketing (hapjen e biletave, përditësimin, mbyllje, njoftimin e klientit).
- Dërgimin e biletave në strukturat përgjegjëse(sipas nevojës).
- Suportimin e teknikëve të terrenit.
- Ndërveprimin/bashkëpunimin me strukturat e tjera të kompanisë për zgjidhjen e problemeve jo të zakonshme.
Edukimi:
- Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “IT”/”Shkenca Kompjuterike” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
- Aftësi të mira komunikimi.
- Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
- Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
- I organizuar, i përgjegjshëm.
- I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
- Të punojë nën presion.
Përfitimet:
- Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
- Pagë 75.000 – 80.000 neto.
- Mundësi për të punuar Remote.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 31 dhjetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.