Direct Hire

Operator – Gjuha Arabe

Tirana, Albania

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës:         Operator – Gjuha Arabe
    Kushtet e kontratës:     Shumë të favorshme
    Adresa e punës në:       Tiranë                                

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Operator në Gjuhën Arabe për industrinë e lojërave në një kompani italiane që operon prej vitesh në tregun shqiptar.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • Të ketë përvojë pune në këtë rol të paktën 3 vite.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës arabe.
    • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës frenge.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • Menaxhimi i komunikimit me klientët në chat dhe e-mail sipas skripteve përkatëse.
    • Identifikimi i problematikave të klientëve, gjetja dhe ofrimi i zgjidhjeve për këto probleme.
    • Ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët dhe inkurajimi i tyre me qëllim rritjen e përfshirjes në shërbimet që ofron kompania.
    • Shërbimi në mënyrë aktive ndaj pyetjeve/ankesave të klientëve duke i ofruar zgjidhje të sakta dhe të kënaqshme.

    Edukimi:

    • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor.

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    • Aftësi të mira komunikimi.
    • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    • I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
    • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    • Të punojë nën presion.

    Përfitimet:

    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Pagë: 420 lekë/neto ora + bonus

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 31 dhjetor 2023.

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    sqAlbanian