Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.
Pozicioni i punës: Menaxher Shitjesh – Sektori Shërbime
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher Shitjesh në Sektorin e Shërbimeve në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është zhvillimi i marrëdhënieve me klientët duke u ofruar shërbimet e marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
- Të njoh mirë tregun.
- Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe platformave (si shërbime marketing, platforma besnikërimi, aplikacione online të kartave të klientit, etj).
- Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
- Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
- Të zotëroj patentë kategoria B
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që operojnë në treg.
- Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.
- Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat e tyre.
- Këshillimi i klientëve për t’u ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat e tyre.
- Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale të punës me personat përgjegjës të kompanive/klientëve dhe rritja e bashkëpunimit me ta.
- Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
- Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
- Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
- Aftësi të mira komunikimi.
- Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
- Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
- I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
- I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
- Të punojë nën presion.
Përfitimet:
- Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
- Pagë deri në 1500 euro në muaj dhe bonus sipas performancës.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 1 tetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.