loader image
Direct Hire

Menaxher/e Rekrutimi (Senior)

Rruga e Kavajës

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

     

    Pozicioni i punës:         Menaxher/e Rekrutimi (Senior)

    Kushtet e kontratës:     Shumë të favorshme    

    Adresa e punës në:      Tiranë                                

     

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher/e Rekrutimi (Senior) për t’iu bashkuar një ekipi profesionistësh. Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi dhe bashkëpunimi me kompanitë që kanë nevojë për rekrutim, duke i prezantuar dhe ofruar shërbimet e Agjencisë.

     

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • Të njoh mirë tregun e punës.
    • Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve në këtë treg (shërbime rekrutimi, punësim, këshillim karriere) etj.
    • Të ketë njohuri dhe përvojë shumë të mirë në proceset e avancuara të rekrutimit.
    • Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
    • Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
    • Aftësi të mira në ndërtimin dhe përmbylljen e suksesshme e në kohë të shpejtë të procesit të bashkëpunimit/rekrutimit.
    • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
    • Të zotëroj patentë kategoria B.
    • Zotërimi i një protofoli klientësh është avantazh i rëndësishëm.

     

     Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që kanë nevojë për shërbime rekrutimi.
    • Realizimi i takimeve me kompani/klientë dhe prezantimi i shërbimeve të rekrutimit që ofron Agjencia.
    • Komunikimi me klientët për të marrë një informacion të qartë të nevojave të tyre për rekrutim.
    • Këshillimi i klientëve për praktikat më të suksesshme në fushën e rekrutimit.
    • Përcaktimi i përshkrimit të punës dhe specifikimet e marrëveshjes së rekrutimit.
    • Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
    • Realizimi i telefonatave/intervistave me kandidatët e interesuar.
    • Dërgimi i short list të kandidatëve në kompani me informacionet specifike të marra nëpërmjet procesit të intervistimit.
    • Ndjekja e procesit të rekrutimit pas dërgimit të kandidatëve në kompani.
    • Raportimi periodik i rezultateve të punës.

     

    Edukimi:

    • Diplomë të nivelit Bachelor. Masteri është avantash.
    • Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve të avancuara që përdoren në proceset e rekrutimit.

     

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    • Aftësi të mira komunikimi me kolegët/klientët/kompanitë.
    • Integritet të lartë për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    • I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
    • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    • Të punojë nën presion.

     

    Përfitimet:

    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Pagë 120.000 lekë në muaj dhe bonus sipas performancës.
    • Puna e hënë – e premte 08:30-17:00, fundjava pushim.

     

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 30.04.2024

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.