loader image
Direct Hire

Koordinator/e në departamentin e Blerjeve

Casa Italia

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti, në emër të klientit të saj është duke kërkuar të rekrutojë Koordinator/e në departamentin e Blerjeve.

     

    Detyrat:

    • Të kryejë planifikimin dhe porositjen nga furnitorët për produktet e ndryshme për të evituar mangësi në gjendje.
    • Të ndjekë porositë me furnitorët që të vijnë në kohën e premtuar.
    • Të planifikojë transportin (për importet) si dhe të kërkojë çmim te ofruesit e ndryshëm të transportit për çmimin më të mirë.
      Të hedhë në sistemin financiar të gjitha porositë e blerjes me afatet përkatëse nga furnitorët që shitja të këtë mundësi të rezervojë në avancë.
    • Të ndjekë me informacionet nga sektori i problematikave, produktet që dalin me defekt nga furnitorët dhe të kërkoje zgjidhje për dëmshpërblim apo ndërrim.
    • Të kryejë hapjen e kodeve të reja në rast të furnizimeve për produkte jo-ekzistuese.
    • Të kryejë kontroll paraprak të faturave fizike;
    • Të negociojë me furnitorë te ndryshëm për produkte aktuale për të marrë çmimin më të mirë.

     


    Kërkesat për këte pozicion:

    • Arsimi I Lartë;
    • Njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze.
    • Aftësi shumë të mira analitike;
    • Aftësi shumë të mira të përdorimit të PC dhe programeve kompjuterike. Njohja e programit Navision shumë mirë;
    • Të ketë patur eksperienca të mëparshmë në role të ngjashme ose menaxhim/coordimin projektesh me klientë biznes.

     


    Kompania Ofron:

    • Mundësi të zhvillimit të karrierës.
    • Kushte shumë të mira pune
    • Pagë 60.000-70.000 lekë neto
    • Vendndodhja: Casa Italia
    • Orari i Punës: 07:30-16:00 nga e Hëna-Premte

     

     

    Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në:  [email protected] brenda datës 11.09.2023