loader image
Direct Hire

Financiere

Tirane

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

     

    Pozicioni i punës:         Financiere

    Kushtet e kontratës:     Shumë të favorshme    

    Adresa e punës në:      Tiranë                                

     

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Financiere në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Si Financiere do të jetë përgjegjëse për rakordimin dhe menaxhimin e shit/blerjeve dhe analizimin e të ardhurave/shpenzimeve.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • Të ketë përvojë pune në këtë rol të paktën 5 vite.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të Kontabilitetit dhe Financa 5.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit Fiskal.
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Office Excel.

    Detyrat dhe përgjegjësitë: 

    • Fiskalizimi i faturave të shitjes/blerjes në portalin selfcare dhe faturave import/eksport në programin Financa 5.
    • Deklarimit ditor i arkës në selfcare dhe kontrollimi në Financa 5.
    • Mbajtja e kartelave dhe rakordimi me klientët, furnitorët dhe llogari kontabël.
    • Rakordimi i shitjeve sipas pikave dhe ndjekja e debitorëve dhe kreditorëve sipas llogarive përkatëse.
    • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
    • Përgatitja dhe deklarimi i librave të blerjeve, shitjeve, dhe formularëve të tvsh-së, tatimit në burim, tatim fitimit, të sigurimeve shoqërore dhe tap, listëpagesa.
    • Analizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
    • Përgatitja e raporteve periodike financiare.

     

    Edukimi:

    • Preferohet të ketë Diplomë në “Financë Kontabilitet” ose në fusha të ngjashme është avantazh.

     

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    • Aftësi të mira komunikimi.
    • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    • I/e organizuar, i përgjegjshëm.
    • I/e durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    • Të punojë nën presion.

     

    Përfitimet:

    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Pagë shumë e kënaqshme.
    • Puna e hënë – e premte 08:30-17:00, fundjava pushim.

     

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072, përpara datës 31 tetor 2024.

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.