Pozicioni i punës: Menaxher/e Shitjesh
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Çelësi Group për nevojat e tij kërkon të punësoje Menaxher/e Shitjesh. Qëllimi i këtij pozicioni është realizimi i objektivave të shitjes përmes identifikimit dhe vendosjes së bashkëpunimit me klientë të rinj dhe mirëmbajtjes së marrëdhenieve me ato ekzistues, duke u ofruar shërbimet e marketingut të dixhitalizuar.
Detyrat:
Vlerësim i tregut, identifikimi I klientëve potencialë dhe rritja e portofolit me kompani/klientë të rinj.
Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve që kompania ofron.
Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat e tyre.
Këshillimi i klientëve për t’u ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat e tyre.
Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale të punës me personat përgjegjës të kompanive/klientëve dhe rritja e bashkëpunimit me ta.
Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë në shitje B2B.
Të njohë mirë tregun.
Të zotëroje aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
Njohuri shumë të mira të gjuhës anglisht janë një plus.
Të zotërojë patentë kategoria B
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072



