Pozicioni i punës: Supervizor/e Turni
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin Supervizor/e Turni në Sektorin e Shitjeve me pakice në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Sigurimi i një mjedisi pune të organizuar dhe efikas.
• Ofrimi i shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve dhe asistimi në zgjedhjen e produkteve.
• Trajtimi i ankesave dhe pyetjeve të klientëve me profesionalizëm dhe në kohë.
• Çdo herë që i kërkohet nga Menaxheri i Dyqanit, ofron trajnime për zhvillimin e aftësive të stafit si dhe mbikëqyr performancën individuale për punonjësit që ka në turn.
• Siguron që orari i punës dhe detyrat e stafit të jenë të menaxhuara në mënyrë efikase.
• Siguron që produktet të jenë të vendosura dhe të ekspozuara në mënyrë tërheqëse, në përputhje me ofertat dhe promocionet e kompanisë, si dhe të monturara siç duhet, për të garantuar një ambient tërheqës dhe të sigurtë.
• Në bazë ditore i komunikon planin e shitjeve çdo punonjësi që ka në turn dhe diskuton me to arritjet e një dite më parë.
• Sigurohet që cdo produkt i ri është regjistruar në sistem, është fotografuar dhe është vendosur në faqen e WEB sipas udhëzimeve përkatëse.
• Pjesëmarrje në trajnime për aftësitë e shitjeve dhe njohuritë mbi produktet/shërbimet e kompanisë.
Aftësitë dhe Cilësitë kryesore:
• Integritet
• Aftësi organizative dhe planifikimi
• Aftësi për të ndikuar tek të tjerët
• Punë në skuadër
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
• Aftësi analitike
Kualifikimet dhe Eksperienca:
• Diplomë universitare (preferohet).
• Minimalisht 3 vjet eksperiencë në shitje në retail. Eksperiencë pune në pozicione supervizuese është avantazh.
• Njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.