Contract to Hire

Copywriter

Tiranë

    Pozicioni i punës: Copywriter
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës: Tiranë

    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura. Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Copywriter në Sektorin e Shërbimeve në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • Eksperiencë e mëparshme si Copywriter ose në një rol të ngjashëm.
    • Aftësi të shkëlqyera shkrimi në gjuhën Shqip/Anglisht dhe përshtatje të stilit sipas platformës.
    • Njohuri mbi SEO (për optimizimin e përmbajtjes në motorët e kërkimit).
    • Aftësi për të punuar me afate dhe projekte të shumta njëkohësisht.
    • Krijimtari dhe aftësi për të kapur vëmendjen me mesazhe të shkurtra dhe të goditura.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • Krijimi i përmbajtjes kreative për fushata marketingu, rrjete sociale, website, email-e dhe materiale të tjera promovuese.
    • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut, dizajnit dhe menaxherët e projekteve për të zhvilluar ide të reja dhe mesazhe të synuara.
    • Rishikimi dhe përmirësimi i teksteve ekzistuese për të rritur impaktin dhe qartësinë.
    • Kërkimi mbi tregun, konkurrentët dhe audiencën për të krijuar përmbajtje më të efektshme.

    Përfitimet:

    • Paga konkurruese bazuar në eksperiencë.
    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    sqAlbanian