Direct Hire

Operator i Asistencës Teknike

Tirana, Albania

    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës:         Operator i Asistencës Teknike
    Kushtet e kontratës:     Shumë të favorshme
    Adresa e punës në:       Tiranë                                

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Operator i Asistencës Teknike për industrinë e lojërave në një kompani italiane që operon prej vitesh në tregun shqiptar. Qëllimi i këtij pozicioni është identifikimi, menaxhimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në hardware dhe software.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • Të ketë njohuri të sistemeve operative Linux dhe Windows.
    • Të ketë njohuri të komponentëve HW dhe SW në pc dhe server.
    • Të ketë eksperiencë në drejtim, protokollim, ndërrim dhe rrjete teknologjike.
    • Të ketë eksperiencë në sistemet kryesore të lidhjeve.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.

     Detyrat dhe përgjegjësitë: 

    • Suportimi i userave në lidhje me çështjet teknike.
    • Identifikimi dhe menaxhimi i anomalive në hardware dhe software.
    • Ndjeken e aktiviteteve të ndihmës në Trouble Ticketing (hapjen e biletave, përditësimin, mbyllje, njoftimin e klientit).
    • Dërgimin e biletave në strukturat përgjegjëse(sipas nevojës).
    • Suportimin e teknikëve të terrenit.
    • Ndërveprimin/bashkëpunimin me strukturat e tjera të kompanisë për zgjidhjen e problemeve jo të zakonshme.

    Edukimi:

    • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “IT”/”Shkenca Kompjuterike” ose në fusha të ngjashme është avantazh.

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    • Aftësi të mira komunikimi.
    • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    • I organizuar, i përgjegjshëm.
    • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    • Të punojë nën presion.

    Përfitimet:

    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Pagë e kënaqshme.
    • Mundësi për të punuar Remote.

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected].

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    sqAlbanian