Pozicion Vakant: Menaxhere blerjesh (F)
Lokacioni: Autostrada Tiranë–Durrës
Afati për aplikim: 12 Qershor – 30 Qershor 2025
Orari: Full Time| 08:30-17:00
Përshkrimi i punës:
Agjensia Rekrutimit Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin: Menaxherja e Blerjeve për një klient të saj.
Menaxherja e Blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve qe tregton kompania, duke siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë efikase, me kosto optimale dhe në përputhje me standardet e cilësisë.
Çfarë do të bëni?
- Zbaton strategjitë e blerjeve sipas nevojave të kompanisë
- Kërkon dhe përzgjedh furnitorë të besueshëm
- Negocion çmime, kushte dhe afate me furnitorët
- Ndjek performancën dhe ndërton marrëdhënie afatgjata
- Kontrollon kostot dhe siguron efikasitet buxhetor
- Menaxhon porositë, dokumentacionin dhe zgjidh problemet me furnizimet
- Përgatit raporte për analizën e blerjeve dhe furnitorëve
- Monitoron tregun dhe stoqet në bashkëpunim me magazinën
Kërkesat për kandidatin ideal:
- Diplomë universitare në Ekonomi ose Menaxhim.
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
- Aftësi të forta në negocim, analizë dhe vendimmarrje.
- Njohuri në përdorimin e programeve financiarë dhe të menaxhimit të blerjeve.
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Çfarë ofrojmë:
- Një mundësi unike për të përfaqësuar një markë lider në fushen e mobilimit dhe arredimit
- Të punoni në një ambjent modern dhe inovativ, me mbështetje të plotë
- Ambient dinamik, trajnime të vazhdueshme dhe rrugë të hapur për zhvillim profesional
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682081362.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


