Contract to Hire

Agjent Shitjesh

Tiranë

    Pozicioni i punës: Agjent Shitjesh
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës: Tiranë

    Përshkrimi i punës:

    Profesionisti fton të gjithë të interesuarit për pozicionin Agjent Shitjesh në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është rritja dhe menaxhimi i portofolit të kompanisë me klientë që operojnë në tregun shqiptar duke i ofruar shërbimet e marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    Të njohë mirë tregun.
    Të keni +3 vite eksperiencë si agjent shitjesh ose në një fushë të ngjashme brenda sektorit të shitjeve
    Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
    Të zotëroj patentë kategoria B

    Detyrat:

    Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që operojnë në treg.
    Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.
    Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale të punës me personat përgjegjës të kompanive/klientëve dhe rritja e bashkëpunimit me ta.

    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    Pagë e kënaqshme.
    Orari: 08:30 – 17:00.
    Fundjava Pushim.

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], ose na kontaktoni në numrin: 068 205 7072.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.