Pozicioni i punës: Menaxher Komercial dhe i Zhvillimit të Biznesit
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Përshkrimi i punës:
Profesionisti fton të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher Komercial dhe i Zhvillimit të Biznesit në sektorin e Transportit dhe Dërgesës së Mallrave
Përgjegjësitë Kryesore:
• Zhvillon dhe implementon plane për përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve të dërgesës së mallrave.
• Vendos pritshmëri të qarta për performancën e ekipit, kryen vlerësime të performancës dhe mban motivimin e tyre.
• Siguron që operacionet e departamentit të jenë efikase, duke mbajtur takime të rregullta për të diskutuar përmirësimet.
• Në bazë të performancës, raporton përparimin kundrejt objektivave te Drejtori i Menaxhimit.
• Ndërton dhe ruan marrëdhënie me klientët, ofron oferta, trajton ankesat dhe ndan raporte me partnerët dhe Drejtorin e Menaxhimit.
• Merr pjesë në takimet ekzekutive dhe ndan mendime mbi performancën e departamentit.
•Kryen çdo detyrë tjetër siç udhëzohet nga Drejtori i Menaxhimit ose Bordi i Drejtues.
Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar:
• Minimumi 5 deri në 7 vite eksperiencë të mëparshme në logjistikë, dërgesa mallrash, menaxhim shitjesh ose zhvillim biznesi.
• Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e ekipeve, krijimin dhe implementimin e strategjive komerciale dhe operative.
• Njohuri të industrisë së dërgesës së mallrave dhe aftësi për të zhvilluar dhe përmirësuar operacionet.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.