Pozicioni i punës: Manaxher /e Marketingu
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e Manaxher /e Marketingu për A.M.G sh.p.k pjesë e DVG Group kompani lider në tregun shqiptar me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira.
Përmbledhje:
Analizon njohuritë e klientëve, tendencat e konsumatorëve, analizën e tregut dhe perdor praktikat më të mira të marketingut për të ndërtuar strategji të suksesshme. Vendos pozicionimin e produktit në treg , identifikon audiencat e synuara dhe zhvillon plane marketingu me objektiva specifike nëpër kanale dhe Krijon, mirëmban dhe kryen raportime analitike për platforma e ndryshme të përdorura dhe nxjerr njohuri kyçe për zhvillimin e fushatës së ardhshme dhe strategjitë e duhura në varësi të kërkesave të tregut.
Detyrat
Përgjegjësitë:
• Zhvillimi i Strategjive të Marketingut
• Përmbajtja Kreative
• Krijimi i Imazhit të Markës dhe Identitetit Korporativ
• Komunikimi me Palët e Treta dhe Bashkëpunëtorët
• Monitorimi i Performancës së Marketingut
• Zhvillimi i Produkteve të Reja
• Kohëzgjatja dhe Ekzekutimi i Fushatave të Aktivitetit
• Menaxhimi i Rrjeteve Sociale dhe web-it
• Ndertimi dhe Drejtimi i Departamentit Kreativ
• Bashkëpunimi me Departamente të Tjera
• Raportimi
Kualifikimet e Nevojshme:
• Diplomë Bachelor në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim, ose një fushë të ngjashme.
• Diploma Master do të ishte një avantazh.
• Të paktën 3-5 vjet përvojë të provuar në marketing, preferohet në një rol të ngjashëm në industrinë e produkteve ushqimore ose FMCG (Fast-Moving Consumer Goods).
• Aftësi për të analizuar të dhënat e tregut dhe për të identifikuar mundësi për rritje dhe zhvillim
• Aftësi të shkëlqyera në komunikimin verbal dhe shkresor.
• Aftësi në krijimin e përmbajtjes kreative dhe tërheqëse për kanale të ndryshme komunikimi.
• Eksperiencë në SEO, marketingun dixhital dhe menaxhimin e mediave sociale.
• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe për të koordinuar aktivitete të shumta në të njëjtën kohë.
• Aftësi për të ndihmuar në ndërtimin dhe drejtimin e një ekipi kreativ dhe për të motivuar anëtarët për të arritur rezultate të larta.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected]. Për çdo pyetje mund të kontaktoni në numrin: +355676047277
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.