Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.
Pozicioni i punës: Kontabilist/e
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Kontabilist/e për industrinë e lojërave në një kompani italiane që operon prej vitesh në tregun shqiptar. Si Kontabilist/e do të jetë përgjegjës për përgatitjen, rregjistrimin, prezantimin e pasqyrave financiare të kompanisë në kuadër me ligjit tatimor dhe tregtar.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë përvojë pune në këtë rol të paktën 1 vit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.
Përfitimet:
- Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
- Pagë e kënaqshme.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected].
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.