Pozicioni i Punës: Konsulent/e i Shitjeve dhe Shërbimeve
Kushtet e Kontratës: Shumë të Favorshme
Adresa e Punës: Tiranë
Përshkrimi i punës:
Profesionisti fton të gjithë të interesuarit për pozicionin Konsulent/e i Shitjeve dhe Shërbimeve në Sektorin e Shërbimeve në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është zhvillimi i marrëdhënieve me klientët duke u ofruar shërbimet e marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve
Aftësitë dhe Kualifikimet e Kërkuara:
•2-5 vite përvojë në shitjen e shërbimeve dhe platformave dixhitale.
•Njohuri të tregut dhe aftësi për të punuar në terren dhe në zyrë.
•Patentë kategoria B.
•Diplomë Bachelor, preferohet në Marketing.
Detyrat:
•Zgjerimi i portofolit të klientëve.
•Realizimi i takimeve dhe prezantimi i shërbimeve.
•Këshillimi i klientëve dhe mbështetje për përmbushjen e nevojave të tyre.
•Raportimi i rezultateve të punës.
Përfitimet:
•Mundësi për zhvillimin e karrierës.
•Paga konkurruese dhe përfitime të tjera.
•Orari: 08:30 – 17:00.
•Fundjava pushim.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.