Contract to Hire

Financier/e

Tiranë

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset.

    Pozicioni i punës: Financier/e
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës: Tiranë

    Përmbledhje: Profesionisti fton të gjithë të interesuarit për pozicionin Financier/e që do të jetë përgjegjës/e për rakordimin dhe menaxhimin e shit/blerjeve dhe analizimin e të ardhurave/shpenzimeve.

    Aftësitë e kërkuara:

    • Të ketë mbaruar fakultetin në degën, Financë-kontabilitet .
    • Të ketë përvojë pune në këtë rol të paktën 5 vite.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të Kontabilitetit dhe Financa 5.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit Fiskal.
    • Të kete njohuri te procedures së fiskalizimit të faturave të shitjes/blerjes, portalin selfcare,si dhe faturave import/eksport në programin Financa 5.
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Office Excel.

    Detyrat:

    • Fiskalizimi i faturave të shitjes/blerjes në portalin selfcare dhe faturave import/eksport në programin Financa 5.
    • Deklarimit ditor i arkës në selfcare dhe kontrollimi në Financa 5.
    • Mbajtja e kartelave dhe rakordimi me klientët, furnitorët dhe llogari kontabël.
    • Rakordimi i shitjeve sipas pikave dhe ndjekja e debitorëve dhe kreditorëve sipas llogarive përkatëse.
    • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
    • Përgatitja dhe deklarimi i librave të blerjeve, shitjeve, dhe formularëve të tvsh-së, tatimit në burim, tatim fitimit, të sigurimeve shoqërore dhe tap, listëpagesa.
    • Analizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
    • Përgatitja e raporteve periodike financiare.

    Perfitimet:

    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Orari: 08:30 – 17:00.
    • Fundjava Pushim.
    • Vendndodhja: Rruga e Kavajës, Ish Parku Autobusave.

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.