Direct Hire

Agjent Shitje – Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht

Rruga e Kavajës, Tiranë

    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Agjent Shitje (Call Center)
    Kushtet e kontratës: Shumë të mira
    Adresa e punës: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Agjent Shitje (Call Center) në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është të kontaktojë dhe të menaxhojë marrëdhëniet me klientët, duke promovuar dhe shitur shërbimet e kompanisë përmes telefonit. Njohuritë dhe përvoja në shitjet përmes telefonit janë shumë të rëndësishme në vlerësimin e kandidatëve.

     

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    • 0-2 vite eksperiencë pune në shitje ose pozicione të ngjashme në sektorin e Call Center-it.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociuese.
    • Njohuri të njërës prej këtyre gjuhëve të huaja: Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht.
    • Të motivuar dhe të orientuar drejt rezultatit.
    • Përshtatje me ritmin e shpejtë të punës dhe energjikë.

     

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • Telefonata me klientët potencialë për të prezantuar dhe shitur shërbimet e kompanisë.
    • Ndjekja dhe përmbushja e objektivave të shitjeve.
    • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.

     

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
    • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    • Empati ndaj të tjerëve dhe klientëve në veçanti.

     

    Përfitimet:

    • Paga + 1000 Euro
    • Orari i punës: Full time 10:00 – 19:00, Part time 10:00 – 17:00, ose 12:00 – 19:00.
    • Fundjava pushim.
    • Mundësi për zhvillim të karrierës në një mjedis profesional.

     

    Procedura e aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose na kontaktoni në numrin: 068 205 7072. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.