Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.
- Pozicioni i punës: Account Manager
- Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
- Adresa e punës: Tiranë
Çelësi Group për nevojat e tij kërkon të punësoje Account Manager. Qëllimi i këtij pozicioni është realizimi i planit të shitjeve për shërbimet në menaxhim, përmes mirëmbajtes së marrëdhënieve me klientët ekzistues, duke synuar vazhdimin e bashkëpunimit me to, si edhe rritjen e nivelit të këtij bashkëpunimi.
Detyrat:
- Ndërtimi i një komunikim të vazhdueshëm me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që ata janë të kënaqur me produktet dhe shërbimet që ofrohen.
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit të klientëve.
- Ofrimi i kontributit të tij/saj në procesin e zhvillimit të strategjive të marketingut dhe shitjeve për të arritur objektivat e caktuara.
- Përgatitja dhe prezantimi i ofertave dhe propozimeve për klientët ekzistues dhe të mundshëm.
- Menaxhimi i kontratave me klientët duke siguruar që të gjitha detajet janë të saktë dhe të përmbushura sipas kushteve të rënë dakord.
- Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
- Preferohet të ketë përfunduar studimet universitare në degë si: Administrim-Biznes ose Marketing
- Minimalisht 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit
- Të njohë mirë tregun.
- Të zotëroje aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
- Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës anglisht janë një plus.
- Të zotërojë patentë kategoria B
Procedura e aplikimit:
- Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në Whatsapp në numrin +355 68 2057072.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


