Pozicioni i punës: Menaxher/e dyqani
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Menaxher/e Dyqani në Sektorin e Shitjeve me pakicë në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg.
Qëllimi i Pozicionit: Realizimi i planit të shitjeve përmes menaxhimit dhe koordinimit të operacioneve në përputhje me politikat dhe proçedurat e kompanisë, duke garantuar një menaxhim të suksesshëm të stafit në varësi, si dhe ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer për klientët.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Sigurimi i një mjedisi pune efikas dhe të mirë organizuar
- Monitorimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të përditshme të dyqanit
- Siguron që çdo aktivitet i dyqanit të realizohet sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë
- Ofrimi i një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientëve, duke i asistuar dhe udhëzuar në zgjedhjen e produkteve.
- Trajtimi i ankesave dhe pyetjeve të klientëve me profesionalizëm dhe në kohë.
- Udhëheqja dhe motivimi i stafit të dyqanit, duke ofruar udhëzime të qarta dhe mbështetje.
- Organizimi i trajnimeve për zhvillimin e aftësive të stafit dhe mbikëqyrja e performancës individuale
- Monitorimi i stokut dhe menaxhimi i porosive për mbajtjen e inventarit ne niveleve të duhura.
- Sigurimi që produktet të jenë të vendosura dhe të ekspozuara në mënyrë tërheqëse, në përputhje me ofertat dhe promocionet e kompanisë, si dhe të monturara siç duhet, për të garantuar një ambient tërheqës dhe të sigurtë.
- Në bashkëpunim me menaxherin/en e drejt për drejtë, harton planin vjetor të shitjeve dhe garanton realizimin e tij.
- Raportimi i përditshëm ose javore të aktiviteteve dhe rezultateve të shitjeve te menaxherët përkatës.
- Pjesëmarrje në trajnime për përmirësimin e aftësive të shitjeve dhe njohurive mbi produktet/shërbimet e kompanisë.
Aftësitë dhe Cilësitë kryesore:
- Integriteti
- Aftësi oganizuese dhe planifikuese
- Të punuarit në skuadër
- Komunikim i shkëlqyer
- Aftësi shumë të mira negociuese
- Aftësi analitike dhe vemdimmarrëse
Kualifikimet dhe Eksperienca:
- Diplomë universitare në fushën e menaxhimit të biznesit, administratës, ose një fushë të ngjashme (preferohet).
- Minimalisht 3 vjet eksperience ne pozicione te ngjashme.
- Njohuri shume te mira ne perdorimin e kompjuterit
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



