Contract to Hire

Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh

Tirane

    Pozicioni i punës: “Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh”
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës: Tiranë

    Përshkrimi i punës:
    Agjensia Rekrutimit Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin: Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh për një klient të saj.

    Qëllimi i Pozicionit:

    Pozicioni “Supervizor Shpërndarje Fletëpalosjesh” ka për qëllim të sigurojë transportin dhe shpërndarjen e materialeve promocionale në zonat e caktuara, duke garantuar efikasitet në proces dhe mbikëqyrje të ekipit që kryen shpërndarjen në terren.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    • Drejtimi i automjetit të kompanisë për transportin e materialeve të marketingut në zonat e shpërndarjes.
    • Menaxhimi dhe koordinimi i përditshëm i punës së ekipit të shpërndarësve.
    • Sigurimi që fletëpalosjet të shpërndahen në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me planin e shpërndarjes.
    • Hartimi i raporteve të thjeshta për ecurinë dhe vërejtjet nga terreni.
    • Kujdesi për gjendjen teknike të automjetit dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    • Leje drejtimi kategoria B (minimumi 2 vite përvojë aktive në drejtim).
    • Eksperiencë e mëparshme në shpërndarje ose mbikëqyrje terreni është përparësi.
    • Aftësi organizative dhe menaxhimi grupi.
    • Disponueshmëri për të punuar në orare fleksibël dhe në terren.

    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    sqAlbanian