Agjensia Rekrutimit Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin: Punëtor Magazine për një klient të tij.
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës
Orari: E hënë – E shtunë, 40 orë në Javë
Detyrat kryesore:
• Njohuri bazë në përdorimin e pajisjeve të magazinës (si p.sh. transpaleta, etj.).
• Marrja në dorëzim e blerjeve sekondare.
• Kontrolli i produkteve të blerjeve të brendshme sipas lotit, sasisë, datës së skadencës dhe etiketimit.
• Dërgimi i një monstre për çdo produkt të hyrë, te personi përgjegjës për hapjen e kodeve.
• Regjistrimi i produkteve në sistem, pas hapjes së kodeve, sipas programit të logjistikës.
• Sistemimi i produkteve të hyrjeve sekondare në tavat në zonën e përzgjedhjes.
• Kontrolli dhe sistemimi i produkteve në tavat në zonën e përzgjedhjes për të gjitha produktet sekondare.
Kërkesat:
• Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm
• Aftësi për të punuar në grup
• Njohuri bazë të procesit të punës në magazinë
Ofrohet:
• Transport i siguruar nga kompania
• Kushte të mira pune
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682081362
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


