Contract to Hire

Përfaqësues Mjekësor (Medrep)

Tiranë

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

    Pozicioni i punës: Përfaqësues Mjekësor (Medrep)
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

    Po kërkojmë një Përfaqësues Mjekësor (Medrep), të orientuar drejt rezultateve, për një nga klientat tanë.
    Bëhët fjalë për një nga kompanitë lider global në fushën e farmaceutikës dhe mjekësisë.

    Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

    • Zhvillon tregun dhe maksimalizon numrin e klientëve.
    • Ndërton marrëdhënie afatgjata e të qëndrueshme duke promovuar brandi-in dhe produktet e tij.
    • Arritja e objektivave të shitjes dhe objektiva të tjerë mujore.
    • Sigurohet për praninë e produkteve dhe rritjen e imazhit të tyre.
    • Realizon takime dhe prezantime të produkteve me specialistë të fushës.
    • Organizimi dhe zhvillimi i trajnimeve për produktet, kur nevojitet.
    • Përfaqësimi i kompanisë, brand-it në evente të rëndësishme si konferenca dhe seminare.
    • Mbajtja e një database kontaktesh të detajuara, ku duhet të përfshihen edhe të dhënat për raportime mujore.
    • Të jetë i informuar mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me kompaninë dhe produktet. Gjithashtu të sigurohet që ky informacion kalon tek klientët potencialë.
    • Monitorimi i aktivitetit të konkurrentëve dhe produkteve të tyre.

    Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

    • Të ketë arsimin e lartë, preferohet në profilin: Farmaci, Mjekësi, ose degë të ngjashme të profilit mjekësor.
    • Duhet të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimum 3 vjet në pozicione të ngjashme.

    Aftësitë e kërkuara:

    • Aftësi shumë te mira shitje dhe organizative të punës.
    • Të jetë natyrë aktive, kurioze dhe i motivuar për të mësuar.
    • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me njerëzit.
    • Njohuri të mira kompjuterike.
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    • Leje drejtimi B.

    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    Paga e kënaqshme.
    Orari: 08:30 – 17:00.
    Fundjava Pushim.

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.