Contract to Hire

Manaxher /e Logjistike

Tiranë

    Pozicioni i punës: Manaxher /e Logjistike
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës: Tiranë

    Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e Manaxher /e Logjistike për A.M.G sh.p.k pjesë e DVG Group kompani lider në tregun shqiptar  me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira.

    Përmbledhje:

    Menaxheri  i logjistikës planifikon dhe përgjigjet për të  githë aktivitetet e shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit  duke koordinuar/optimizuar drejtuar dhe kontrolluar  stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive e duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

    Detyrat

    • Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, Oficinën dhe Teknikën).
    • Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë magazine dhe transportin.
    • Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës.
    • Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal.
    • Lokalizon partnerët e biznesit, furnitorët dhe me raportin më të mirë cmim-cilësi,për të bashkëpunuar.
    • Përgjegjësi i logjistikës duhet të sigurojë që të gjitha aktivitetet e transportit dhe distribucionit të përputhen me rregulloret, rregulloren e brendshme, kërkesat e kodit rrugor ose kërkesat e inspektoriateve shtetërore.
    • Raporton për departamentin e tij cdo muaj/tre-mujor,gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.
    • Zgjidh në mënyrë eficente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
    • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga CEO.

    Kualifikimet

    Aftësi të tjera

    • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë  për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
    • Aftësi në motivimin dhe drejtimin e stafit në varësi.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
    • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
    • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
    • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

    Kërkesat:

    • Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
    • Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”.” Supply Chain Management”,” Logjistikë” përbën avantazh.
    • Eksperiencë 3 vjecare në pozicione të ngjashme.
    • Njohje e mirë e gjuhës Angleze.
    • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
    • Leje drejtimi automjeti (Klasi B).

    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected]. Për çdo pyetje mund të kontaktoni në numrin: +355676047277

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     

    sqAlbanian