Contract to Hire

Inxhinier/e Ndërtimi

FIER

    Pozicioni i punës: Inxhinier/e Ndërtimi
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës: Fier

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti kërkon Inxhinier/e Ndërtimi për një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri rreth vizionit për të promovuar zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik në Shqipëri.

    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    • Mbikëqyr ecurinë e punimeve në terren dhe siguron cilësinë e tyre;
    • Bashkëpunon me menaxherin e projektit dhe ekipin për zhvillimin e planeve të projektit në kantier;
    • Monitoron grafikun e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe planin e organizimit;
    • Kryen analiza dhe përgatit kostot e ndërtimit/ projektit;
    • Përgatit dokumentacionin teknik dhe raporton mbi progresin e projektit;
    • Menaxhon ndryshime të punimeve dhe kërkon miratimin e tyre nga menaxheri i projektit;
    • Koordinon me kontraktorët dhe furnizuesit për materialet e nevojshme;
    • Siguron që themelet dhe infrastruktura mbështetëse të jenë të përputhshme me kërkesat teknike;
    • Kontrollon dhe mbikëqyr projektin, propozimin e ndryshimeve dhe zbatimin e tyre;
    • Përgatit dhe ruan dokumentacionin teknik të nevojshëm si projektet, ditarin e objektit, situacionet e punimeve, librezat e masave, procesverbalet e punimeve të maskuara, në përputhje me kërkesat e supervizorit;
    • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe testimet e tyre (hekur, beton etj);
    • Arkivon dokumentacionin teknik;
    • Miraton punimet e kryera dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit;
    • Kryen kontrollin përfundimtar para nisjes së procedurës për dorëzimin e objektit dhe përgatit procesverbalin e dorëzimit pranë Menaxherit të projektit.

    Kërkesat:
    • Të zotërojë Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndërtimi;
    • Përvojë pune mbi 3 vite në pozicione të ngjashme;
    • Licencë profesionale në fushën e projektimit dhe zbatimit (avantazh);
    • Njohuri të mira të programeve kompjuterike si AutoCAD dhe Microsoft Office;
    • Aftësi shumë të mira të komunikimit dhe organizimit;
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera të BE-së;
    • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar projekte;
    • Iniciativë dhe përgjegjshmëri në përmbushjen e detyrave;
    • Fleksibilitet ne lidhje me detyrat dhe orarin e punës;
    • Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të kompanisë.

    Përfitimet:
    • Mundësi punësimi në një kompani me histori suksesi dhe reputacion në industrinë e ndërtimit.
    • Të punuarit në një mjedis profesional.
    • Pagë konkurruese dhe përfitime tërheqëse.

    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj dhe 2 referenca në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

    sqAlbanian