Pozicioni i punës: Account Manager
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës: Tiranë
Përshkrimi i punës:
Profesionisti fton të gjithë të interesuarit për pozicionin Account Manager në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është rritja dhe menaxhimi i portofolit të kompanisë me klientë që operojnë në tregun shqiptar duke i ofruar shërbimet e marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve. Njohuritë dhe përvoja në shitjen e shërbimeve janë shumë të rëndësishme në vlerësimin e kandidatëve.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
Të njoh mirë tregun dhe të jetë i orientuar drejt rezultatit.
Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe menaxhimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit.
Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe platformave (si shërbime marketing, platforma besnikërimi, aplikacione online të kartave të klientit, etj).
Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Njohuri të programit CRM dhe MS Office.
Të zotëroj patentë kategoria B.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që operojnë në treg.
Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.
Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat e tyre.
Monitorimi i procesit të shitjes dhe përgatitja e planit të punës.
Këshillimi i klientëve për t’u ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat e tyre.
Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale të punës me personat përgjegjës të kompanive/klientëve dhe rritja e bashkëpunimit me ta.
Raportimi periodik i rezultateve të punës.
Edukimi:
Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing”/”Administrim Biznesi” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.
Aftësitë:
Aftësi të mira komunikimi.
Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
Të punojë nën presion.
Përfitimet:
Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
Pagë e kënaqshme.
Puna e hënë – e premte 08:30-17:00
Fundjava pushim.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose në WhatsApp +355682057072.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.