Apliko për këtë punë
Profesionisti
Account Manager
Profesionisti, Tiranë

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti pjesë e Çelësi Media Group, në emër të Klientit të saj e cila ka si mision të saj fuqizimin e figures së femrës, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin Account Manager për t'u bashkuar me biznesin e tyre në zgjerim.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

- Të punojë për rritjen e numrit të klientëve biznese dhe bazës së konsumatorëve për kompaninë duke krijuar programe të kënaqësisë së klientit;
- Monitorimi dhe analiza për trendet e tregut;
- Të koordinojë dhe ndjekë proceset e ndryshme për të gjitha materialet e kompanisë dhe materiale të tilla elektronike si letër me kokë, përdorimin e logos, broshura, etj;
- Të sigurojë rregullisht kryerjen e kërkimeve relevante të tregut dhe të koordinojë, mbikëqyrë aktivitetet;
- Studimi i konkurrentëve, lancimi dhe ndjekja e fushatave të marketingut;
- Të eksplorojë mënyra për përmirësimin e prezantimit të produkteve ekzistuese;
- Të Kuptojë dhe të krijojë njohuri të plotë mbi sherbimet e kompanisë;
- Të prezantojë dhe menaxhojë aktivitete të organizuara nga kompania me bazë komunikimi dhe Marketimi;
- Raportime periodike dhe prezantime kundrejt Drejtueses për aktivitetet e marketingut dhe iniciativave te fundit;
- Inicion ide dhe aktivitete të reja që promovojnë markën dhe shërbimet në treg.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

- Te ketë mbaruar universitetin, preferohet në degët menaxhim, marketing, gazetari-media.
- Të ketë eksperiencë 3-4 vjecare në shitje/marketing ne Televizion/Media
- Gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht
- Aftësi organizuese, duke fshire aftësi për ti planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
- I motivuar, i organizuar.
- Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, ne do të dëshironim të dëgjonim nga ju.

Dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: [email protected] deri në datën 28 Dhjetor.

Kërkesa favorizuese