Apliko për këtë punë
Profesionisti
Shefe Finance (F)
Profesionisti, Tiranë

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti pjesë e Çelësi Media Group, në emër të Klientit tonë, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin Shefe Finance (F) për t'u bashkuar me biznesin e tyre në zgjerim.

Menaxheria e Financës është përgjegjese për drejtimin e të gjitha aspekteve financiare dhe fiskale të operacioneve në kompani. Drejton, koordinon, administron, planifikon kontabilitetin dhe buxhetin e kompanise.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

- Është përgjegjëse për përgatitjen e informacionit financiar përkatës të Shoqërisë si dhe menaxhon regjistrimin e të gjitha të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërise, duke u bazuar në informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje & blerje, arka, lëvizjet bankare, etj, duke perfshire:
- Regjistrimin e veprimeve bankare dhe me arkën;
- Përgatitjen e listë pagesave, në bazë të monitorimit të prezencës;
- Verifikimi dhe rikoncilimi i të dhënave ndërmjet sistemit të operatorit të udhëtimit dhe konfirmimi me sistemin kontabël të kompanisë;
- Verifikimi i dokumentacionit mbështetës për faturat në sistemin e kontabilitetit dhe në rast të mospërputhjeve pasuese me shitësin ose departamentin fillestar;
- Monitorimin e klientëve dhe furnitorëve për detyrimet;
- Përgatitjen e deklarimeve dhe rakordimet në lidhje me marrëdhënien me shtetin; Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me marrëdhënien e Shoqërise me organet tatimore dhe instanca të tjera shtetërore;
- Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtaritë financiare të Shoqërisë;
- Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me raportimet periodike tek ortakët;
- Pjesëmarrje në Inventare të kompanisë;
- Gjithashtu përgatit pasqyrat financiare të Shoqërisë si dhe raporton periodikisht te ortakët e Shoqërisë.



Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

- Diplomë Universitare në degët e Ekonomisë (Financë, Kontabilitet, Administrim Biznes).
- Eksperiencë pune në kompani Retail.
- Preferohet të ketë njohuri mbi programin financiar Navision;
- Aftësi të sakta raportimi / vëmendje ndaj detajeve / aftësive matematikore;
- Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit financiar si edhe në përdorimin e programeve financiare.
- Të jetë person korrekt, i organizuar i orientuar drejt realizimit të detyrave në mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuar;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale.
- Te kete aftesi menaxheriale.

Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, ne do të dëshironim të dëgjonim nga ju. Dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: [email protected]

Kërkesa favorizuese