Apliko për këtë punë
Profesionisti
Përfaqësuese Mjekësore
Profesionisti, Tiranë

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti në emër të Klientit të saj, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin në rolin e Përfaqësueses Mjekësore për të promovuar dhe shitur medikamentet e kompanisë te mjekët, farmacistët dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor. Përgjegjësitë e Përfaqësueses Mjekësore përfshijnë bindjen e klientëve potencialë si dhe identifikimin e mundësive të ardhshme të biznesit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

- Promovimi dhe Shitja e medikamenteve të kompanisë te mjekët, farmacistët dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor.
- Caktimi i takimeve me mjekë, farmacistë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të promovuar medikamentet e kompanisë.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira të biznesit me klientët për të inkurajuar blerjet e përsëritura.
- Ndjekja e linjave të gjeneruara nga kompania.
- Përgatitja e prezantimeve për klientët e mundshëm.
- Studimi i medikamenteve të konkurrencës dhe performancat e tyre përkatëse në treg.
- Qasje ndaj zhvillimeve të reja në fushën mjekësore për të përcaktuar efektin e këtyre zhvillimeve në strategjitë e biznesit të kompanisë.


Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Diplomë Bachelor në Infermierinë, Farmacinë, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme.

Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.

Aftësitë dhe kompetencat:

- Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës Angleze.
- Të aftë në Microsoft Word, Excel, Outlook dhe PowerPoint.
- Aftësi shumë të mira negociuese.
- Aftësi shumë të mira
organizative.
- Komunikim efektiv.
- Aftësi bindëse dhe fleksibilitet.
- Preferohen persona që kanë synim një marrëdhënie pune afatgjatë!

Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: [email protected]
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Kërkesa favorizuese