Apliko për këtë punë
Celesi shpk
Asistente Ekzekutive
Celesi shpk, Tiranë

Çelësi Media Group, lider në sigurimin dhe ofrimin e informacionit praktik dhe shërbimeve për biznesin në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin, është në kërkim të një Asistente Ekzekutive.

Nën mbikqyrjen dhe udhëzimin e drejtpërdjetë të Drejtorit Ekzekutiv, Asistentja do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:
-organizon korrespondencën, kontrollon postën elektronike dhe telefonike;
-organizon takime, përgatit axhendat e takimeve, shkruan provecverbalet e takimeve;
-ndërmjetëson me kontakte të brendshme dhe të jashtme;
-ngre dhe mirëmban sistemin e ruajtjes së dokumenteve;
-ko-ordinon komunikimin ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv dhe Shoqërive te Grupit;
-kontribuon në organizim konferencash dhe aktivitete të ndryshme;
-përgatit dokumente (projekte, prezantime, aplikime, komunikime) në emer të Grupit dhe Drejtorit Ekzekutiv.

Kriteret e kërkuara
-Të ketë mbaruar arsmin e lartë, mundësisht në shkenca ekonomike.
-Të ketë të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme pune si Asistente Personale e një Drejtuesi.
-Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e kompjuterit, Paketa Office dhe programe të tjera për menaxhim biznesi.
-Të njohë shumë mirë në të shkruar e në të folur gjuhët Shqipe, Angleze dhe Italiane.
-Të ketë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim.
-Të ketë vigjilencë kundrejt detajeve.
-Të ketë aftësi për analizim problemi dhe zgjidhjen e tij.
-Të ketë aftësi për të organizuar dhe ko-ordinuar njerëz në një mjedis me dinamikë të lartë pune.

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutemi dërgoni një Curriculum Vitae të detajuar në adresën e emailit [email protected]

Kërkesa favorizuese