Agjencia e Rekrutimit Profesionisti, në emër të klientit të saj është duke kërkuar të rekrutojë Operator/e Blerje.
Përshkrimi i punës:
- Të kryejë planifikimin dhe porositjen nga furnitorët për produktet e ndryshme për të evituar mangësi në gjendje.
- Të ndjekë porositë me furnitorët që të vijnë në kohën e premtuar.
- Të planifikojë transportin (për importet) si dhe të kërkojë çmim te ofruesit e ndryshëm të transportit për çmimin më të mirë.
Të hedhë në sistemin financiar të gjitha porositë e blerjes me afatet përkatëse nga furnitorët që shitja të këtë mundësi të rezervojë në avancë. - Të ndjekë me informacionet nga sektori i problematikave, produktet që dalin me defekt nga furnitorët dhe të kërkoje zgjidhje për dëmshpërblim apo ndërrim.
- Të kryejë hapjen e kodeve të reja në rast të furnizimeve për produkte jo-ekzistuese.
- Të kryejë kontroll paraprak të faturave fizike;
- Të negociojë me furnitorë te ndryshëm për produkte aktuale për të marrë çmimin më të mirë.
Kërkesat për këte pozicion:
- Arsimi I Lartë;
- Njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira analitike;
- Aftësi shumë të mira të përdorimit të PC dhe programeve kompjuterike. Njohja e programit Navision përbën avantazh;
- Të ketë patur eksperienca të mëparshmë në role të ngjashme ose menaxhim/coordimin projektesh me klientë biznes.
Kompania Ofron:
- Mundësi të zhvillimit të karrierës.
- Kushte shumë të mira pune dhe pagesë mjaft konkurruese.
Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: [email protected] brenda datës 18.08.2023
Vendndodhja: Casa Italia