loader image
Direct Hire

Asistente Administrative (Kompani Farmaceutike)

Tirane, Albania

    Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

     

    Pozicioni i punës: Asistente Administrative

    Kushtet e kontratës: E pacaktuar

    Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

     

    Po kërkojmë një Asistente Administrative, të orientuar drejt rezultateve, për një nga klientat tanë, kompani lider ne treg në fushën e farmaceutikës dhe mjekësisë.

     

    Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

    • Përgjigjet dhe koordinon telefonatat e ndryshme që vijnë në kompani;
    • Organizon dhe planifikon takimet dhe kur i kërkohet mban minutat për cdo takim;
    • Shkruan dhe dërgon emaile, memo, letra, fakse dhe formularë të ndryshëm;
    • Ndihmon në përgatitjen e raportimeve të skeduluara;
    • Zhvillon dhe mirëmban një sistem të ruajtjes së dokumentacionit;
    • Përgjegjës për mbajtjen e Protokollit të kompanisë;
    • Përditëson dhe ndjek aktivitetin e zyrës bazuar në urdhrat dhe politikat e miratuara;
    • Porosit pajisjet për nevojat e zyrës duke kërkuar gjithmonë furnitorë të rinj dhe oferta të reja;
    • Mirëmban dhe shpërndan listën e kontakteve të kompanisë;
    • Siguron informacionin e nevojshëm dhe orienton vizitorët;
    • Vepron si një pikë kontakti për klientët e brendshëm e të jashtëm;
    • Komunikon me stafin e ngushtë të Administratorit të kompanisë për të dorëzuar te stafi drejtues formularët dhe raportet e ndryshme;

     

    Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

    • Të ketë përfunduar studimet Bachelor/Master në degët Administrim Biznesi, Shkenca Sociale, Gjuhë e Huaj apo fusha të ngjashme.
    • Eksperiencë pune të paktën 2 vjeçare si Asistente Administrative/Sekretari/Shërbim Klienti.

     

    Aftësitë e kërkuara:

    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me stafin;
    • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;
    • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
    • Aftësi organizuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
    • Aftësi shumë të mira të gjuhës Angleze në komunikimin verbal dhe atë të shkruar.

     

    Kompania ofron:

    • Ditët e Punës: Hënë-Premte 08.00-16.30;
    • Adresa e punës: Zyrat qendrore (Tiranë);
    • Zbatohet Kodi i Punës në lidhje me kontratën, pushimet vjetore, festat zyrtare, etj;

     

    Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [email protected]

    Afati i aplikimit: 31/08/2023

    “Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.