Apliko për këtë punë
Profesionisti
Koordinatore Zyre(Preventivuese) (F)
Profesionisti, Tiranë


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti në emër të Klientit, ka startuar procesin e rekrutimit për pozicionin vakant Koordinatore Zyre(Preventivuese) (F) për t'u bashkuar me një biznes dinamik e në zgjerim.

Përmbledhje e pozicionit: Për të pasur sukses në këtë rol, kanditati duhet të ketë njohuri dhe aftësi të mira në organizimin e departamenteve dhe proceseve të ndryshme brenda kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

- Merr pjesë në koordinimin e proceseve të punës;
- Asiston në përgatitjen, formatimin dhe zhvillimin e dokumentave të ndryshme të kompanisë;
- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për projektin/kërkesën.
- Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit financiar/certifikues.
- Harton dhe zbërthen preventivat sipas kërkesës deri në dorëzimin përfundimtar të tyre.
- Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proceseve të punës.
- Rivlereson preventivat sipas kërkesave që vijnë nga kompania dhe mbas shqyrtimit aplikon ndryshimet.
- Zbërthen në sasi dhe vlerë informacionin për produktin final.
- Nxjerr raporte që shërbejnë për planifikimet/furnizimet/magazinimin
- Organizon oraret e punës, identifikon nevojat për personel dhe punon me burimet njerëzore të kompanisë për të ndjekur procesin e punësimit
- Koordinon takimet, intervistat dhe komunikimet midis pëgjegjësve dhe punonjësve;
- Merr pjesë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve dhe informacioneve të ndryshme;
- Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore;
- Suporton departamentin e financës për detyra specifike të kërkuara nga ky department;
- Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

- Diplomë Bachelor, e preferueshme në Administrim Biznesi, Menaxhim, Financë, Ekonomik.
- 2+ vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme pune.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
- Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
- Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
- Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike.
- Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [email protected] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Kërkesa favorizuese