Apliko për këtë punë
Profesionisti
Ekonomiste (F)
Profesionisti, Tiranë


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti në emër të Klientit, ka startuar procesin e rekrutimit për pozicionin vakant Ekonomiste (F) për t'u bashkuar me një biznes dinamik e në zgjerim.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

- Azhornim kontabël i arkës dhe i bankës;
- Azhornim kontabël i blerjeve, për blerjet brenda vendit dhe për importet;
- Azhornim kontabël i shitjeve, për faturat e shitjes (eksport dhe shitjet brenda vendit);
- Azhornim kontabël i pagave të punonjësve në bazë të bordërosë dhe listëpagesave
- Azhornimi i kontabilitetit për veprime të ndryshme;
- Plotëson deklarimet fiskale mbi TVSH-në, Sigurimet Shoqërore, Tatimin mbi të Ardhurat etj, në bazë të dokumentacionit përkatës të paraqitur paraprakisht brenda datës 02 të çdo muaji mbi deklarimet e muajit paraardhës.
- Plotëson formularin tatimor për pranimet e reja në punë si dhe largimet nga puna, dhe bën deklarimin pranë zyrës së punës dhe ISHP.
- Harton kontratat e punës së punonj?sve referuar ligjit në fuqi.
- Plotëson dhe azhornon librin e rregjistrimit të punëmarrësve, pranimet e reja në punë si dhe largimet nga puna, etj.
- Përfaqëson nga pikëpamja tatimore subjektin
- Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

- Diplomë Bachelor ose Master, në Financë, Ekonomik.
- 3+ vjet përvojë pune në studio kontabiliteti.
- Të ketë punuar me sistemin Self Care të tatimeve
- Të njohë shumë mirë proçedurat e fiskalizimit dhe programin Financa 5
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
- Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
- Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
- Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike.
- Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [email protected] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Kërkesa favorizuese