Apliko për këtë punë
Profesionisti
Arkitekt/e
Profesionisti, Tiranë


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti lider në treg, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Arkitekt/e.

Qëllimi i Pozicionit: Realizimi i zgjidhjeve unike dhe inovative të dizajnit që i përgjigjen nevojave estetike dhe buxhetore të secilit klient

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

- Të kryej takimet me klientët, të përcaktojë nevojat dhe kërkesat e tyre:
- Të përpilojë ofertat sipas nevojës së projektit për dorëzim final;
- Të njohë produktet dhe të jetë i/e përditësuar në çdo kohë me zhvillimet e reja të kompanive bashkëpunuese:
- Të menaxhojë projektet e hartuara nga zhvillimi i konceptit deri në përfundim:
- Të prezantojë projekt propozimet tek departamentet e tjera:
- Të zbërthejë specifikimet teknike dhe t'ja kalojë informacionin stafit të shitjes;
- Të rrisë bashkëpunimin profesional me arkitektë, për promovim të produkteve të kompanisë:
- Të plotësojë nevojat e kompanisë me materiale dixhitale dhe mostra fizike;
- Të asistojë departamentin e shitjeve mbi produktet e ofertat:
- Punëdhënësi mund ti caktojë punëmarrësit dhe detyra të tjera, bazuar në nevojat e kompanisë:

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Universiteti i Arkitekturës).
Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në retail, kompani arredimi etj.

Aftësitë dhe kompetencat:

- Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze. Gjuha italiane perben avantazh
- Njohuri të avancuara të programeve të dizenjimit, si, Auto Cad 2D/3D, Adobe Photoshop etj.
- Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur në anën funksionale dhe estetike;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [email protected] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Kërkesa favorizuese