Apliko për këtë punë
Profesionisti
Financier/e
Profesionisti, Tiranë


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti në fushën e tregëtimit të veglave të punës, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Financier/e.

Përshkrimi i Punës: Të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët
në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

- Regjistron në mënyrë sistematike
të gjitha veprimet në kontabilitet, në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
- Merr pjesë në menaxhimin e kontabilitetit të kompanisë, evidenton problemet dhe përcakton mënyrat e zgjidhjeve.
- Përgatit Pasqyra financiare, Raporte periodike financiare, ose Analiza të veçanta dhe raporte informative.
- Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
- Propozon proçedura të reja ose përmirësime të proçedurave ekzistuese që lidhen me Financën.
- Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.
- Zhvillon dhe përmirëson modele të ndryshme financiare, raportimeve, duke pasur parasysh ndryshimet ligjore.
- Merr pjesë në auditimet periodike dhe problematika të tjera të shtruara nga Pergjegjesi.
- Mban marrëdheniet me furnitoret dhe klientët



Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në kompani tregëtare, retail, import-eksport


Aftësitë dhe kompetencat:

- Tëketënjohuri shumëtëmire tëgjuhës Angleze.
- Të njohë shumë mirë programin Bilanc.
- Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
- Të njohë shumë mirë magazinën, kodet dhe lëvizjet e brendshme.
- Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program proçesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të mallit.
- Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
- Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
- Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në gjuhën Italiane duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [email protected] ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Kërkesa favorizuese