Apliko për këtë punë
Profesionisti
15 Jan
Menaxher i Sektorit Digital Marketing
Profesionisti, Tiranë

Nese je duke kërkuar nje upgarde ne karrieren tende, nje mundesi per zhvillim profesional, per menaxhimin e nje portofoli klientesh te konsoliduar dhe te nje stafi me eksperience, Profesionisti ka mundesine e duhur per ty. Nese beson qe Digital Marketing eshte fusha jote dhe ndertimi i marrëdhënieve të forta me Klientët pika jote më e fortë atehere mos e humb kete shans. Apliko Tani!

Profesionisti në emër të Klientit te saj i cili ofron sherbim 360 grade ne marketingun digital dhe ate trandicional, po kërkon të punësojë nje person energjik dhe të motivuar në pozicionin Menaxher i Sektorit Digital Marketing.

Qëllimi i Pozicionit: Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e menaxhimit te stafit dhe promovimit dhe shitjes së produkteve & shërbimeve të ofruara nga Sektori.

Detyrat dhe Pergjegjësite:
- Menaxhon efektivisht ekipin e Sektorit Digital Marketing. Kontribuon për përmirësim dhe zhvillim të vazhdueshëm te Stafit.
- Garanton cilësi dhe profesionalizëm maksimal të produktit & shërbimit të ofruar.
- Harton, prezanton dhe zbaton strategji dhe fushata të ndryshme marketingu online sipas kërkesave të Klientëve.
- Propozon strategji të reja në optimizimin e projekteve.
- Zhvillon dhe miraton objektivat vjetore dhe garanton arritjen e këtyre objektivave.
- Identifikon nevojat e Klientët dhe jep propozime të ndryshme duke synuar maksimizim të shitjeve nga gjithë gama e produkteve që ofron Sektori.
- Prezanton në menyre profesionale produktet/sherbimet e Sektorit tek Klientët potencile.
- Garanton nivel të lartë të shërbimit ndaj Klientit duke iu përgjigjur në mënyrë efektive klientit.
- Duhet të updatohet me mundësitë e reja në botën e marketingut dixhital.
- Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:

Arsimimi: Diplomë universitare ne fushen e Informatikes ose në degët e lidhura me të.
Pervoja e Punes: 5+ vjet eksperiencë pune në pozicione te ngjashme.
Aftësi te tjera:
- Përvojë të mëparshme në pozicion drejtues, në një kompani mediatike, publiciteti apo marketingu.
- Aftësi të forta kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve dhe soft-eve për menaxhim biznesi.
- Të ketë njohuri shumë të mira në programim, ecommerce, SEO, SMM dhe te gjithe shërbimet digitale
- Aftësi të forta në menaxhim, marketing dhe shitje.
- Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angeleze&italiane.

Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre tek adresa [email protected]

Kërkesa favorizuese