Apliko për këtë punë
Profesionisti
15 Jan
Menaxher Shitje
Profesionisti, Tiranë

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin e shitjes B2B, është në kërkim të një Menaxheri Shitje.

Përmbledhja e pozicionit: Menaxheri i shitjes do të mbikëqyrë marrëdhëniet e kompanisë me klientët e saj të rinj apo ekzistues. Ju do të jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbajtjen e klientëve duke kuptuar kërkesat e tyre. Qëllimi është që të kontribuojmë në mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit për të arritur sukses afatgjatë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
- Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
- Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
- Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
- Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
- Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
- Përgatit raporte të rregullta për progresin dhe parashikimet e shitjeve tek supervizori i tij;
- Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.


Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare (Administrim Biznesi, Marketingu ose fushë përkatëse)
- Eksperiencë e mëparshme si agjent shitje;
- I orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet;
- Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese;
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [email protected]
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Kërkesa favorizuese