Apliko për këtë punë
BRUNES
11 Oct
BRUNES kërkon shitës/e me përvojë!
BRUNES, Tiranë

Po bëhen 25 vjet që BRUNES u vjen në ndihmë klientëve të plotësojnë dëshirën për një jetesë komode, duke sjellë në Shqipëri brandet më të njohura në fushën e arredimit. Në sajë të zgjerimit të veprimtarisë, po kërkojmë shitës me përvojë (M/F).
Nëse e cilëson veten ekspert në shitje, është çasti i duhur që t'i bashkohesh skuadrës sonë të talenteve.

Të ofrojmë:
- Pagë mujore të negociueshme, duke filluar nga 55 mijë lekë neto;
- Stimuj financiarë për rezultatet e arritura;
- Atmosferë miqësore për marrëdhënie pune profesionale;
- Kushte pune në përputhje të plotë me Kodin e Punës;
- Transport i garantuar.

Prej teje kërkojmë:
- Përvojë të konsoliduar disavjeçare në shitje;
- Karakter ambicioz që rrezaton entuziazëm;
- Pasion të sinqertë për t'i shërbyer klientit;
- Gadishmëri për të kryer turne të ndryshme gjatë javës;
- Dëshirë për të punuar në grup.

Puna jote e ardhshme ka për të qenë në një nga pikat e kompanisë:
në Tiranë, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër, në Fier ose në Vlorë.

Mirëpresim CV tënde në adresën hr@brunes.al
Për çdo sqarim na shkruani ose telefononi në numrin +355697070978

BRUNES ~ Shtëpia ime!

Kërkesa favorizuese