Apliko për këtë punë
BRUNES
11 Oct
BRUNES kërkon të punësojë specialist/e finance (Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Fier, Vlorë)
BRUNES, Tiranë

Po bëhen 25 vjet që BRUNES u vjen në ndihmë klientëve të plotësojnë dëshirën për një jetesë komode.
Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare në të gjithë Shqipërinë, po kërkojmë specialistë finance (M/F).
Nëse e cilëson veten ambicioz dhe dëshiron të rritesh profesionalisht, është çasti i duhur që t'i bashkohesh skuadrës sonë të ekspertëve.
Detyrat ditore parashikojnë përgatitjen, regjistrimin dhe sistemimin e të dhënat ekonomike sipas procedurave të kuadrit ligjor tregtar dhe tatimor,
si dhe hartimin e pasqyrave përmbledhëse mbi të ardhurat dhe shpenzimet, përgatitjen e analizave dhe raporteve financiare.

Të ofrojmë:
- Nisjen e një marrëdhënieje pune afatgjatë, të karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe në përputhje të plotë me Kodin e Punës;
- Pagë mujore stimuluese;
- Atmosferë bashkëpunuese dhe mbështetje të përhershme, që të lehtëson synimin për rritje profesionale.

Prej teje kërkojmë:
- Dëshirë të vazhdueshme për t’u përmirësuar;
- Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat.

Puna jote e ardhshme ka për të qenë në një nga pikat e kompanisë:
në Tiranë, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër, në Fier ose në Vlorë.

Mirëpresim CV tënde në adresën hr@brunes.al.

Për çdo sqarim na shkruani ose telefononi në numrin +355697070978

Kërkesa favorizuese