Apliko për këtë punë
deKoll
11 Oct
Dekoll kërkon një menaxher shitjesh për eksportet në rajon
deKoll, Durrës

Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit.

Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, Dekoll kërkon të punësojë një Export Sales Manager për Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.
Kandidati do të punojë me kohë të plotë, i bazuar në fabrikën Dekoll në KM 5 të autostradës Durrës-Tiranë dhe ka për të udhëtuar me shkëputje një/disa ditore në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni. Kandidati i kërkuar do të mbajë përgjegjësi për gjetjen e klientëve të rinj si dhe duhet të sigurojë ruajtjen e klientelës ekzistuese.
Gjithashtu do të merret me studimin e tregut për të dhënë alternativa dhe sugjerime për strategji të ndryshme që mund të ndiqen për të përmirësuar dhe rritur shitjet.

Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të ketë aftësi komunikimi dhe aftësi prezantimi të shkëlqyera;
- Të zotërojë kualifikime universitare në fushën e menaxhimit të biznesit, shitjeve ose marketingut;
- Të ketë grumbulluar të paktën 3 vjet përvojë në shitje;
- Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (përbën përparësi edhe njohja e gjuhëve të tjera si serbo-kroatisht e maqedonisht);
- Të përdorë programet e paketës MS Office;
- Të jetë i pajisur me lejë drejtimi të klasit B.

Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit. Përveç pagës, ofrohen stimuj financiarë bazuar mbi rezultatet në shitje.

Dërgoni CV në adresën hr@brunes.al
Për çdo sqarim na shkruani ose telefononi në numrin +355697070978

Kërkesa favorizuese